Opinion

Presidentja duhet me garantu fjalēn e lirë, ndarjën e pushteteve dhe funksionimin demokratik të institucioneve

04/17/2021 22:36
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Presidentja duhet me garantu fjalēn e lirë, ndarjën e pushteteve dhe funksionimin demokratik të institucioneve

1.
Presidentja Vjosa Osmani nuk po merr kurajë (ende?) që të mbajë kursin e paanësisë ndaj palëve, sepse po hesht, derisa Qeveria po merr drejtime të rrezikshme në komunikimin ndërkombëtar e brenda po u turret gazetarëve, tue i fsheh dështimet e veta dhe tue i shpërfill afatet e kontraktimit të vaksinave, nga Qeveria e kalueme për me e paraqitë veten si shpëtimtare!?

2.
Presidentja nuk dëshmoi paanësi ndaj deklartës skandaloze të bashkëpartiakes së saj, Ministres së Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz se “Vetëm 80- vjet më parë Gjermania e kushte filluar bombardimin e Beogradit, duke bërë gjenicid në Jugosllavi, ndaj serbëve, hebrejve dhe popujve tjerë, përfshi edhe shqiptarët, që ishin ngritur kundër fashizmit”, deklaratë jashta çdo konteksti politik dhe madje kundër interesit vital të Republikës së Kosovës, por mbi të gjitha deklaratë e pasaktë pra e fabrikueme, kur u referohet shqiptarëve;
Faktet thonë (shih te Malcolm, Noel: “Kosova: Një histori e shkurtë, fq. 324-325) se pa bombardimin e Beogradit nga Gjermania, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës do të kryhej me shoejtësi; Kurse pos pak rasteve të vrasjës dhe atrestimit të disa komunistëve të trajtuem nga Fuqitë e Boshtit, si terroristë, gjatë Luftës së Dytë Botnore 1941-1945, e që mund të thuhet se ishte numër jorelevant, komunistët jugosllavë vranë 4000 deri 5000 shqiptarë gjatë deportimit dhe vendosjës së tyne në biopolitikë, në Tivar dhe njashtu, vrasjës së rreth 3000 të tjerëve në Luftën e Drenicës (1945) si dhe pushkatimit masiv të te arrestuemve!

3.
Presidentja nuk bëri asnjë vërejtje për miratimin e koncept-dokumentit për Ligjin e konfiskimit të pasunisë, që:
* Krijon gjyqësi paralele ndaj asaj penale;
* Krijon mekanizma paralel qevetitar ndaj Prokurorisë, duke e rrënu parimin e ndarjës së pushteteve;
* Krijon pasiguri juridike që cenon rand Kushtetutën – të drejtat e njeriut dhe gjykimin e drejtë;

4.
Presidentja nuk reagoi fare ndaj dërgimit të policisë në ni medium të pavarun për kinse zbulim tē fshehtësisë zyrtare, me urdhën të politikës, Prokuroria e shtetit ka nisë hetimin e Rastit “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” që ka t’bâj me kontratën me Pfizer&bioNtech. mbështetun në Nenin 426 të Kodit Penal të Kosovës – i cili e orienton heyimin ekskluzivisht kah zyrtarët e shtetit dhe jo kah media.
Neni 426 duke e shkelun LIGJIN NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË.

5.
Tue qenë se Presidentja kujdeset për mirëmbajtjën e unitetit të popullit dhe âsht garante e funksionimit të institucioneve demokratike, ajo âsht dashtë që:

– Të kërkojë nga Qeveria sqarime për koncept-dokumentin që e shpie në qorrsikak drejtësinë penale dhe sigurinë juridike në Kosovë;

– Të kërkojë përgjegjësi nga Ministrja e jashtme për deklaratën e saj të pasaktë sa i përket implikimit të Gjermanisë Naziste në “gjenocidin ndaj shqiptarëve”, tue rujtë reputacionin e shtetit.

– Të marrë në mbrojtje median e lirë tue iu kundërvënë politikës që “urdhnoi” kundërligjshëm policinë për hetimin e gazetarëve;

– Dhe mbi të gjitha, duhet të angazhohet personalisht që të shmangen prapaskenat politike (mes Qeverisë së kalume dhe aktuales) rreth kontratës me Pfizer & BioNtech, për sigurimin me kohë të vaksinave, si interes vital shtetnor!? Përndryshe ajo do të jetë bashkëfajtore për vonesat eventuale në këtë proces, (nëse kjo âsht pasojë e politikës!?) sëkëndejmi munet me u bâ bashkëfajtore për humbje të jetëve njerëzore.

@lekcioni nr. 5