Sporti

Barcelona kërkon rrënimin e rekordit të zi, ka 96 vite që nuk fiton një finale në Sevilla

04/17/2021 20:58
nga:Mergim Rreci

Finalja e madhe e Kupës së Mbretit zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:30.

Athletic Bilbao dhe Barcelona do të përballen në atë që pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic.

Të dy skuadrat synojnë triumfin e madh dhe duhet thënë që skuadra baske ka qenë tradicionalisht një “arrë” e fortë për Barcelonën.

Barcelona përballet me një lloj mallkimi të çuditshëm sa herë që një finale luhet në Sevilla. Katalanasit kanë 96 vite pa fituar një finale atje. Duhet të rikthehemi në 10 majin e vitit 1925 për të gjetur ndeshjen e fundit finale të fituar nga Barcelona.

Mbetet të shihet se a do të ndryshojë ky rekord i zi sonte ndaj Bilbaos.

/GazetaBlic/