Lajme

Aksident në hyrje të Mitrovicës, vetura futet në varrezat e serbëve

04/17/2021 20:42
nga:Y I

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Kolloni, lagje në hyrje të Mitrovicës.

Vetura është vetaksidenuar dhe është futur në varrezat e serbëve.

Sipas pamjeve, mjeti për bartje është dashur të angazhohet për ta nxjerrur veturën nga hapësira e varrezave.

Deri tash nuk dihet për shëndetin e shoferit, mirëpo dyshohet se aksidenti u shkaktua për shkak të kushteve.