Chelsea ka triumfuar në gjysmëfinalen ndaj Manchester Cityt në FA Cup.
Hakim Ziyech shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 55’të, shkruan GazetaBlic.
Manchester City e kishte dominimin në mbajtje të topit si dhe në rastet e krijuara, por që kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar rezultatin.
Londinezët do të përballen në finale me njërën nga dy skuadrat Leicester ose Southampton.

/GazetaBlic/


