Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, po thotë se do të kishte qenë mirë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me i hap do qendra nëpër Shqipëri për vaksinim vullnetar të kosovarëve, raporton Gazeta Blic.
Behramaj thotë se meqenëse Qeveria ka shku për fushatë atje pse mos të shkojnë edhe qytetarët për t’u vaksinu.
“Rama po e ruan Kurtin, më shumë se që Kurti po i ruan atë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Vaksinimi është nevojë imediate, sepse Qeveria e Popullit në Kosovë po tregohet e paaftë të sigurojë vaksina!” shkruan Behramaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Kush nuk e kish pas me i hap Edi Rama do qendra nëpër Shqipëri për vaksinim vullnetar të kosovarëve.
Qeveria jonë ka shkuar për të bërë fushatë politike atje, prandaj pse të mos shkojë edhe populli për t’u vaksinuar.
Rama po e ruan Kurtin, më shumë se që Kurti po i ruan atë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Vaksinimi është nevojë imediate, sepse Qeveria e Popullit në Kosovë po tregohet e paaftë të sigurojë vaksina!


