Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka intervistuar drejtorin e Insajderit, Parim Olluri, në lidhje me kontratën që ky medium ka publikuar mbrëmë për vaksinat, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj ka patur një reagim të fortë nga shoqëria civile, gazetarët dhe politika rreth kësaj çështjeje.
Por zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar një reagim të Presidentes së vendit për këtë rast.
“Presidente, sot në mëngjes hetuesit policorë kanë shkuar në redaksinë e një mediumi vetëm pak orë pas thirrjes publike të një ministri. Presidente, a do t’i thuash dy fjalë në mbrojtjen e lirisë së medieve? ‘ shkruan Gjoshi në Facebook.
Reagimi i plotë:
Presidente, sot në mëngjes hetuesit policorë kanë shkuar në redaksinë e një mediumi vetëm pak orë pas thirrjes publike të një ministri.
Presidente, a do t’i thuash dy fjalë në mbrojtjen e lirisë së medieve?
Presidente, fol qysh duhet të flasësh nga pozita 1 në shtet, e mos reago me vizatime fëmijësh apo do të heshtësh?


