Familja mbretërore iu përmbajt rigorozisht rregullave të Mbretërisë së Bashkuar kundër Covid-19 gjatë varrimit të Princit Philip.
Kështu Mbretëresha u ul e vetme në kishë.
Të gjithë mysafirët që nuk ishin anëtarë të së njëjtës familje iu kërkua të uleshin rreth 2 metra larg.
Duka i Sussex dhe Duka i Kembrixhit u ulën përballë njëri-tjetrit.
Vetëm 30 njerëz ishin pjesë e ceremonisë. Fotoja e mbretëreshës u shpërnda në të gjitha mediat e botës.
Për 73 vjet ajo ishte e martuar me princin Philip dhe lamtumira e sotme nuk qe aspak e lehtë për të./L.F-dritare.net
Ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 99-vjeçare, përcillet në banesën e fundit Princi Filip


