Lajme

Mavraj: Lënia e njerëzve pa vaksina qëllimisht, është krim kundër njerëzimit!

04/17/2021 19:14
nga:Y I

Gazetari dhe profesori Muhamed Mavraj, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook në lidhje me zhvillimet e ndodhura dje dhe sot mes Qeverisë dhe gazetës Insajderi ku dhe u intervistua në Polici drejtori i saj, Parim Olluri,  pas publikimit të kontratës për vaksinat, raporton Gazeta Blic.

Mavraj thotë se ka mbetur i habitur nga Ministrja Gërvalla me thirrjen e saj ndaj mediave ndërsa nga të tjerët jo.

Tutje ai thekson se përtej gjithçkaje është krim kundër njerëzimit lënia e njerëzve pa vaksina, qëllimisht.

“Media ka thene te verteten. Pertej kesaj storieje femijerore, le ta dije kushdo: eshte krim kunder njerezimit lenia e njerezve pa vaksinim, qellimisht, sepse shume prej tyre vdekjen e kane te sigurte nga virusi!Ulni veshet! Palone bishtin! Pune! Ose, dorezohuni para se te beheni perralle me tupan si askush me perpara!” shkruan ai në Facebook.

Reagimi i plotë:

Ai stani.

Jave e lodhshme politike. Si ajo para saj. Dhe tjetra më parë… Por, fundjava beri dallimin e budallêve. Me habiti pakez dje nenshtetasja gjermane me thirrjet per aksion kunder mediave. Keta tjeret jo. E shtuna me policë ne zyra te medias eshte banalizim i cfaredo shprese per njerez normalë maje shkopit. Zbulimi i burimeve te gazetes me trysnine e uniformes policore? – Bone Zot hajer! Kurre nuk do t’i tradhtoja burimet e mia. Vetem ministreshat e ministrat e ketille besojne se stupci ka dale nga xheneti.

Media ka thene te verteten. Pertej kesaj storieje femijerore, le ta dije kushdo: eshte krim kunder njerezimit lenia e njerezve pa vaksinim, qellimisht, sepse shume prej tyre vdekjen e kane te sigurte nga virusi!

Ulni veshet! Palone bishtin! Pune! Ose, dorezohuni para se te beheni perralle me tupan si askush me perpara!

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët