Akil Gjakova është shpallur Kampion i Evropës në turneun që po mbahet në Portugali.
Ai ka fituar medaljen e artë, teksa në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul, përcjell GazetaBlic.
Pas triumfit të madh ka reaguar edhe trajneri i tij, Driton Kuka.
Kuka tha se kjo është një ditë e lumtur për vendin dhe mbarë popullin, pasi është medalja e parëe fituar për meshkuj në Kampionate Evropiane.
Ky është postimi i tij i plotë.
“Mbreti i Evropës ….
Kampion Evropian Akil Gjakova!
Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane!
Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!
Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj!
Po përmbushem në çdo aspekt nga nxênësit e mi!”


