Prishtina ka triumfuar ndaj Arbërisë në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës së futbollit me rezultat 2 me 0.
Mankenda dhe Besnik Krasniqi realizuan golat e fitores për skuadrën e Prishtinës në këtë takim, shkruan GazetaBlic.
Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga Prishtina që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Arbërisë.
Për skuadrën e Arbërisë ky ishte një tjetër rezultat negativ që i zbeh shpresat për mbijetesën.
Në këtë takim nga ndeshja me karton të kuq u përjashtua trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina pas protestave ndaj gjyqtarit.
Pas ndeshjes është pronocuar edhe trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramdani.
Ai tha se është i lumtur për fitoren e sotme dhe poashtu pret një ndeshje pozitive edhe ndaj Dritës javën e ardhshme.
“Jam i lumtur me fitoren dhe është mirë që realizuamshpejt, kjo na mundësoi që të kontrollojmë lojën. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj edhe sot kjo ndeshje ka qenë e rendësishme poashtu, me rivalin direkt dhe në fushën rivale të saj, Dritë, fitorja do të ishte më shumë se një fitore, sepse do të zvogëlojë diferencën. Mendoj se kemi kapacitetin për të përballuar çdo kundërshtar dhe shpresojmë ta përsërisim lojën pozitive njësoj si sot” tha Ramadani pas ndeshjes.
/GazetaBlic/


