Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligë, Llapi dhe Prishtina shkojnë në pushim me avantazh

04/17/2021 15:53
nga:L J

 Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Prishtinës ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Arbërisë me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Gauthier Mankenda dhe Besnik Krasniqi kanë realizuar për ekipin e Prishtinës në 45 minutat e parë.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi minimale prej 0-1.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë duel e ka shënuar, Edon Sadriu pas 20 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport