Sporti

Zyrtare: Kjo është skuadra që siguron kalimin në Premierligë për edicionin e ardhshëm

04/17/2021 15:46
nga:L J

Norwich City ka siguruar promovimin në Premier League për edicionin e ardhshëm.

“Kanarinat” bëjnë një kthim të menjëhershëm në kampionatin elitar pas rënies në Championship në sezonin 2019-20, përcjell GazetaBlic Sport.

Vetëm Watford, tetë pikë prapa, tani mund t’u mohojë atyre titullin e nivelit të dytë për herë të tretë.

Ndeshja e së shtunës në mbrëmje kundër Bournemouth mund t’i afrojë ata më pranë sigurimit të titullit me katër ndeshje të mbetura pas kësaj.

/GazetaBlic Sport