Lajme

Ariana Musliu-Shoshi: Shtylla e çdo demokracie janë mediat e lira

04/17/2021 15:13
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas intervistimit nga Policia të drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, shkruan Gazeta Blic.

Musliu-Shoshi shkruan se shtulla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme .

Ajot tutje thekson se në këtë proces duhet të hetohen zyrtarët e involvuar e jo gazetarët.

Reagimi i plotë:

Shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme (LIGJI NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË). Andaj, të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët.

Drejtori i Insajderit intervistohet për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”