Sporti

Dy portierët me fanella me ngjyrë të njëjtë, vonohet starti i takimit Gjilani-Llapi

04/17/2021 15:09
nga:Genita C

Ndeshja Gjilani-Llapi ka nisur me vonesë për një ndodhi interesante.

Dy portierët e skuadrave ishin me fanella me ngjyrë të njëjtë, me ngjyrën e verdhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri i vendasve, Enea Koliçi e ndërroi fanellën, duke e zëvendësuar atë me fanellën e zezë, në mënyrë që ndeshja të startojë.

Starti i takimit Gjilani-Llapi, i vleshëm për xhiron e 29’të u vonua për rreth 5 minuta.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 4’të e takimit, ndërsa rezultati është 0-0.

/GazetaBlic Sport