Lajme

Kadrijaj: Pagat e ulta, foktor kryesorë për largimet masive nga vendi

04/16/2021 21:59
nga:Y I

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj duke folur për dokumentarin “Expose” në lidhje me çështjen e rënies së popullsisë shqiptare tha se pas shpalljes së Pavarësisë investimet në Kosovë u përqëndruan më shumë në infrastrukturë.

Kadriajaj theksoi se viti 2014-2015 ishte periudha kur kishte fluks më të madh qytetarësh që largoheshin ajshtë vendit.

“Me shpalljen e pavarësisë janë shtjerrur të gjitha mundësitë për tu larguar nga Kosova. Gjithë ajo rezistencë në kohë luftë është dashur të kurorëzohej me një mirëqenie, por si duket me pavarësinsë e Kosovës kishte investime më shumë në infrastrukturë dhe qytetarët vlerësuan se këtu nuk ka ndonjë mundësi për të jetuar më mirë. Viti 2014-15 ishte përiudha kur kishte fluks më të madh dhe kishte pakënaqësi mjaft të madhe dhe qytetarët kishin shpresë se do të gjenin jetë më të mirë jashtë Kosovës”

Tutje ai në të gjithë këtë proces fajësoi edhe bizneset.

Ai tha se të njëjtat kanë manipuluar me paga minimale ndaj punëtorëve.

“Bizneset në Kosovë kanë luajtur një rol jo të sinqertë ndaj fuqisë punëtore, duke manipuluar me paga minimale dhe kjo ka ndikuar që fuqia punëtore është larguar duke mos pasur parakushte për të mbajtur familjen. Kjo ka ndikuar edhe në shumë lemi të tjera spese fuqia punët0re e rregullon tregun blerës sepse domino efekti në ekonomi është mjaft i madh. Ka bërë që edhe pagat në sektorin publik të mos ngriten si rezultat i sektorit privat dmth sa më shumë që ka taksa dhe tatime mund të ketë rritje të pagës dhe sektori public nuk ka qenë i kënaqur me ato paga dhe secili e ka parë të udhës të largohet sa më shpejtë nga Kosova dhe kjo është një breng mjaft e madhe” tha Kadrijaj për “Expose” raporton Gazeta Blic.