Lajme

Historiani Bezeraj pas tkurrjes së popullsisë: Të krijohet një politikë kombëtare që i favorizon shqiptarët në Kosovë

04/16/2021 21:52
nga:Y I

Popullsia shqiptare në Kosovë që dikur përbente shumicën e plotë etnike, në dy dekadat e fundit ka filluar të ketë zvogëlim të etnisë shqiptare.

Kjo ishte tema që u trajtua këtë javë në dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic”

Historiani Selim Bezeraj, ka thënë për “Expose” se ajo në të cilën ka qenë më e rrezikuar Kosova historikisht, ka qenë për të mbrojtur popullsinë në Kosovë.

“Ajo që ka qenë më e rrezikuar historikisht Kosova, ka qenë pikërisht për të mbajtur popullsinë në Kosovë, sepse qëllimi i pushtuesve ka qenë dëbimi për shpërngulje, ndryshimi i strukturës etnike në Kosovë. Në momentin që e kanë vu në funksion këtë, ka qenë pra që ta ndryshojnë popullsinë në Kosovë. Me theks të veçantë sulmi është koncentruar ndaj shqiptarëve në Kosovë, prandaj sikurse ka qenë politike me qëndru në Kosovë, tani duhet të vendoset po ashtu një politik kombëtarë që krijon politika që i favorizon shqiptarët në Kosovë, duke ju krijuar kushte të mira për punësim dhe mirëqenie ekonomike, shkollim dhe avancim të tyre”

Tutje Bezeraj thekson se tashmë që Kosova e ka shtetin dhe institucionet e saj duhet të bëhet më shumë sa i përket çështjes së uljes së popullsisë.

“Në qoftë se ata që ishin para nesh vepruan me të drejtë në këtë pikë, për të qëndruar këtu dhe duke ruajtur natalitetin në ato kushte, dhe tani kur e kemi shtetin dhe kur i kemi institucionet tona, pse nuk ndërmerret në këtë cëshjte. Pra kjo është cështja për të ardhur tek parandalimi i atij rrezikut që mund t’i kanoset vendit tonë për ulje të popullsisë” tha Bezeraj për Expose raporton Gazeta Blic.