Lajme

Arben Vitia: Të pavërteta lajmet në lidhje me kontratat për vaksinat, ftoj Prokurorinë të hetojë rastin

04/16/2021 20:57
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin e publikuar sot në media në lidhje me mosnënshkrimin e kontratës me Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave.

Vitia ka thënë se edhe ato gjysëm informacione që kanë dalë janë konfidenciale dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Tutje ai ka ftuar Prokurorinë të hetojë në lidhje me këtë rast.

“Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Eshtë i pavërtetë sepse ata kinse janë siguruar me informacione zyrtare janë të pavërteta. Edhe ato gjysëm materiale që kanë rrjedhur janë konfidenciale dhe kjo mund të rrezikojë edhe shëndetin e qytetarëve. Ne ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë ndaj kujdo që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Si Ministër i juaj i Shëndetësisë jam i kënaqur me punën e bërë nga Komisoni për sigurimin e vaksianave” tha Vitia para mediave raporton Gazeta Blic.

Arben Vitia nuk e nënshkruan kontratën me Pfizer dhe BioNtech, rrezikon jetën e mijëra kosovarëve