Policia Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë.
“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasdites Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftim.
Gazeta Blic raportoi se bëhet fjalë për Besim Hajdarin, i njohur si “Ciprra”.
Në këtë aksion për kapjen e tij, kanë marrë pjesë dhjetëra policë të Njësisë Speciale.


