Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook thotë se Qeveria dhe Minsitria e Shëndetësisë po dështojnë në menaxhimin e Pandemisë, raporton Gazeta Blic.
“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”
Tutje ai ka folur edhe në lidhje me mosnëshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinave .
“Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj” shkruan Zemaj në Facebook.
Regimi i plotë:
Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.
Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.
Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.
Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.
Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!
Arben Vitia nuk e nënshkruan kontratën me Pfizer dhe BioNtech, rrezikon jetën e mijëra kosovarëve