Lajme

Kthehen në zyrat e OVL-UÇK pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale

04/16/2021 17:13
nga:Y I

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë të ditur se në zyret e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale.

Kliniaku tha se pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale ju janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializua” shkruan Klinaku.

Postimi i plotë: