Roma e ka eliminuar Ajaxin mbrëmjen e kaluar në Europa League.
Rezultati i ndeshjes së mbrëmshme ishte 1 me 1, megjithatë italianët kaluan tutje pas fitores nga ndeshja e parë, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes, trajneri i Ajaxit ishte i zëshëm ndaj gjyqtarëve për shkak se nuk e pranuan golin e dytë të skuadrës së tij.
“Ështëzhgënjyese. Ekipi më i mirë është eliminuar, ”tha Ten Hag për RTL7.
“Ekipi që ka dominuar në të dy ndeshjet është jashtë. Është një turp i tillë, pasi ashtu si javën e kaluar, ne krijuam shumë shanse, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim ato”.
Dusan Tadic shënoi për 2-0 dhe i dha epërsinë Ajaxit për të vazhduar tutje, mirëpo një gol i tillë u anulua pas shikimit me VAR.
“Ai gol nuk u lejua për arsye të pakuptueshme,” tha Ten Hag për ESPN.
/GazetaBlic/


