Sporti

“Xhaka – BOOM”, UEFA paralajmëron Villarrealin me këtë gol fantastik të mesfushorit të Arsenalit

04/16/2021 08:38
nga:Mergim Rreci

Manchester United, Arsenal, Roma dhe Villareeal janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje në Europa League.

Villareal do të përballet me Arsenalin në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante për më tepër që trajneri spanjoll rikthehet të luajë kundër ish skuadrës së tij.

UEFA ka paralajmëruar spanjollët me një super gol të Granit Xhakës.

Në vitin 2014, sa ishte pjesë e Borussia Monchengladbach, Xhaka kishte shënuar në shtëpinë e Villarrealit.