Manchester United është kualifikuar tutje në gjysmëfinalen e Europa League pas fitores me rezultat 2 me 0 ndaj Granadas.
Cavani shënoi golin e parë ndërsa një autogol në fund të ndeshjes e vendosi fatin e këtij takimi, përcjell GazetaBlic.
Kështu që edhe skuadra e Solskjaer kualifikohet tutje.
Paul Pogba pas ndeshjes tha se të gjithë lojtarët e Granadas tentuan që ta nxjerrin jashtë loje atë.
Duke folur për BT Sport Pogba shpjegoi: “Kartoni i verdhë ishte për të ardhur keq. Nuk ishte një karton i verdhë për mua, por ju duhet ta pranoni atë. Ne e fituam ndeshjen, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Pashë të gjithë lojtarët e [Granada] duke u përpjekur të më nxirrnin jashtë”, u shpreh ai.
/GazetaBlic/


