Lajme

BBC pranon 110 mijë ankesa nga lexuesit të cilët u mërzitën nga lajmet për vdekjen e Princit

04/15/2021 23:24
nga:Gazeta Blic

Rrjeti i njohur i lajmeve BBC konfirmon se ka marrë ekzaktësisht 109 741 ankesa nga publiku për kohën e gjatë televizive që mori mbulimi i vdekjes së Dukës së Edinburgut.

Korporata anuloi disa nga programet e parashikuara për t’i kushtuar më shumë rëndësi lajmit të vdekjes së Princit Philip, i cili ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 99 vjeçare.

Programet “EastEnders” dhe finalja e “MasterChef” u zëvendësuan nga një edicion i zgjeruar lajmesh, ndërsa BBC Four u hoq nga transmetimi.

BBC reagoi ndaj këtyre ankesave duke u sqaruar se vdekja e Princit ishte një ngjarje që kishte interes të madh kombëtar dhe ndërkombëtar.

LEXO EDHE:

Policia e Kosovës: Respektoni masat antiCOVID, ruajeni shëndetin dhe jetën