Manchester United, Arsenal, Roma dhe Villareal janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje në Europa League.
Villarreal i Unai Emery do të përballet me Arsenalin në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante për më tepër që trajneri spanjoll rikthehet të luajë kundër ish skuadrës së tij.
Në ndeshjen tjetër, Manchester United dhe Roma do të përballen në atë që konsiderohet si finale para finales.
Të dy ndeshjet do të zhvillohet me 29 prill në ora 21:00.
/GazetaBlic/


