Lajme

Gërvalla ftohet nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, që të takohet me anëtarët e këtij komisioni

04/15/2021 21:45
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, e ka ftuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.

Ai po ashtu e ka ftuar kryediplomatën e Kosovës, që t’i drejtohet këtij komisioni si një mundësi e mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

“Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin”.

LEXO EDHE:

Hoxhaj: Kurti bëri pazare me familjarët e deputetes – Grainca duhet ta kthej mandatin e PDK-së