Sporti

Salah mund të transferohet tek Real Madrid, ky pritet të jetë pasuesi i tij në Liverpool

04/15/2021 18:06
nga:Mergim Rreci

Liverpool po planifikon të shënjestrojnë rikthimin e Luis Suarez nëse Mohamed Salah largohet nga klubi këtë verë.

Salah është përfolur se ka në plan për t’u bashkuar me Real Madrid gjatë kësaj vere dhe kështu Liverpool mendon që të gjej zëvenduesin e tij në sulm, përcjell GazetaBlic.

Kuqezinjtë mund të kërkojnë të rikthejnë Suarez, i cili u bë një figurë kulti në Anfield midis viteve 2011 dhe 2014, për të zëvendësuar Salah, pavarësisht faktit që ylli i Atletico Madrid tani po i afrohet fazave të fundit të karrierës së tij në moshën 34 vjeç.

Kjo është edhe dëshira e madhe e Jurgen Klopp, i cili beson se sulmuesi mund të jap edhe shumë kontribut tek skuadra e tij.

/GazetaBlic/