Sporti

Mësohet data e rikthimit të tifozëve në Premierligë

04/15/2021 13:49
nga:L J

Premierliga ka ndryshuar orarin e ndeshjeve në mënyrë që të mbushen stadiumet në fund të stinorit.

Klubet do të lejohen të kenë një numër të limituar të tifozëve nëpër stadiume duke filluar nga data 17 maj, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se të gjitha ekipet do të kenë mundësinë të luajnë sëpaku një ndeshje para tifozëve të tyre.

Raundi i 36’të që pritej të luhej në datat 11 dhe 12 maj është shtyer për datën 15 dhe 16 maj.

Klubet do të lejohen të fusin 10 mijë fansa në stadium, përafërsisht 25% të kapacitetit të stadiumeve.

/GazetaBlic Sport.