Lajme

Tahiri dhe Lekaj takim me lidershipin e Odës së Hotelierëve, diskutojnë për masat kufizuese të Qeverisë

04/15/2021 13:19
nga:Gazeta Blic

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, së bashku me deputetin e kësaj parie, Pal Lekaj, kanë takuar lidershipin e Odës së Hotelierëve.

Tahiri, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, bënë të ditur se në këtë takim biseduan rreth situatës së tyre pas vendosjes së masave kufizuese nga Qeveria.

“Gjatë diskutimit me ta vlerësuam se kjo situatë është tepër e ndjeshme për ta, dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë. Në bazë të gjendjes faktike, shumë lehtë konstatohet se mbyllja nuk është zgjidhje”, shkruan Tahiri.

Më tej, ai kërkon që të analizohet dhe vlerësohet aspekti i shëndetit publik dhe të mirës publike.

“Rekomandojmë që rregullat e njëjta, të aplikohen në subjektet afariste të njëjta. Jo diskriminim, jo standarde të dyfishta!”, shton ai.

Merret vendimi: Të hënën hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, masat tjera po rishikohen