Në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, gjegjësisht në klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 3 muajt e parë të vitin 2021, janë realizuar 1 mijë e 929 lindje, shkruan Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi nga kjo qendër sptitalore thuhet se në mesin e tyre janë pesë lindje me trinjakë dhe një me katërnjakë
Prej tyre, 699 janë kryer me operacion, thuhet në raportin e punës për këtë periudhë kohore.
“Gjinisë mashkullore i takojnë 1 mijë e 69 foshnje, kurse 904 foshnje tjera janë femra.Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar, gjithashtu, 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë’, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare.
Merret vendimi: Të hënën hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, masat tjera po rishikohen


