Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka lavdëruar francezin Zinedine Zidane pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid kaloi në gjysmëfinale duke e eliminuar Liverpoolin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Për fitoren e Zidane ka folur edhe anglezi, Ferdinand i cili pati fjalë të mëdha për trajnerin e Real Madridit.
“Ai është një trajner që ka një aftësi të jashtëzakonshme. Zidane fitoi trofe pas trofeu, fitoi kupat më të mëdha, në një kohë kaq të shkurtër! 3 Liga të Kampionëve si trajner? Është thjeshtë fenomenale. Ai nuk flet shumë, as nuk fliste shumë kur ishte lojtar. Ai e lë futbollin të flas për të”, tha Ferdinand.
/GazetaBlic Sport.


