Klubet e ligës italiane kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të Serie A, Dal Pino’s, raporton media italiane Il Sole 24 Ore.
Shtatë klube të Serie A, e kanë kërkuar shkarkimin e presidentit duke përfshirë këtu edhe ekipe si Juventus, Inter, Napoli dhe Lazio, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Il Sole 24 Ore, klubet kanë dërguar letër kërkese, me pikën kryesore dorëheqjen e Dal Pino’s.
Klubet janë të pakënaqura nga menaxhimi që po bëhet nga presidenti, si dhe nga mbyllja e gjatë e stadiumeve të Serie A.
/GazetaBlic Sport.


