Shkodran Mustafi duket se nuk po gjen gjetësi as në Schalke.
Mbrojtësi është larguar nga formacioni bazë në ekipin e Bundesligës, pasi thuhet se ka fajësuar shokët e skuadrës për gabimet dhe trajnerin e ‘bezdisshëm’, Dimitrios Grammozis gjatë stërvitjeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Mustafi u bashkua me Schalke me një kontratë afatshkurtër në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk ishte në planet e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar u la jashtë skuadrës gjatë humbjes 2-1 ndaj Bayer Leverkusen këtë muaj, ndërsa ai u inkuadrua në minutat e fundit në takimin e fundjavës ndaj Ausburg.
Dhe kontrata e tij në klubin e Bundesliga nuk ka gjasa të rinovohet kur skadon këtë verë, sipas raporteve nga Gjermania.
Mustafi së pari ra në konflikt me Grammozis pasi nuk arriti të kryejë ushtrime të urdhëruara nga trajneri, sipas SportBild. Ndërsa marrëdhënia e tyre u përmirësua pas bisedave në terren, Mustafi gjithashtu thuhet se i bezdisi shokët e skuadrës duke fajësuar të tjerët pasi bëri gabime vetë.
Dhe mediumi gjerman gjithashtu pretendon se ish-lojtari i Gunners u tha shokëve të ekipit të bënin një ndryshim taktik pa u konsultuar me Grammozis.
Mustafi tani do të largohet nga Schalke këtë verë nëse nuk ka një përmirësim të situatës deri në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport


