Sporti

ZYRTARE: Vendoset gjyqtari i ndeshjes Barcelona – Athletic Bilbao

04/15/2021 12:34
nga:L J

Me 17 prill, në fillim nga ora 21:30, do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao në finalen e Kupës së Mbretit.

Këtë ndeshje do ta drejtojë Juan Munuera, i cili është komentuar disa herë sikurse një tifoz i Real Madridit.

Diario Sport, ka zbuluar se familja e zyrtarit është mbështetës i fortë i klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Pas humbjes në El Clasico, Barcelona do mundohet me gjitha forcat të fitojë këtë trofe, ndërsa Bilbao do luftojë për të triumfuar pas humbjes në Kupën e Mbretit në vitin e kaluar.