Liverpool dje u eliminua nga Champions League nga Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Ish lojtari i Liverpool, Michael Owen beson që Jurgen Klopp do të bëjë disa ndryshime rrënjësore në ekip, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas sukseseve të mëdha në dy vitet e fundit ku Liverpool fitoi Champions League dhe i dha fund pritjes 30 vjeçare pa Premier League, Liverpooli ka pasur vështirësi ta mbajë ritmin dhe ti përsërisë sukseset.
“Ata duhet të sjellin disa lojtarë të mëdhenj gjatë afatit veror”, tha Michael Owen.
Liverpool është eliminuar nga FA Cup, League Cup, dhe Champions League, dhe është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Liverpool gjendet në vendin e 6’të në tabelën e Premier League.
/GazetaBlic Sport.


