Showtime

Pas Taynës e Dafinës, prishet shoqëria edhe e Kidës me Fifin?

04/15/2021 11:43
nga:Genita C

Tayna dhe Dafina ka kohë që nuk flasin me njëra-tjetrën, arsye kjo e cila ende nuk dihet.

Krahas kësaj, në medie është aluduar se këngëtarja shqiptare, Kida, nuk ka raporte të mira me kolegen e saj, Fifin, shkruan GazetaBlic.

Por me sa duket, e vërteta qëndron ndryshe dhe këtë e vërtetoi Fifi me një bisedë qe zhvilloi me ndjekësit në Instagram.

A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:

“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë./GazetaBlic/