Sporti

Messi me tre fanella të nënshkruara, siguron 50 mijë vaksina të Covid-19

04/15/2021 11:29
nga:L J

Futbollisti Lionel Messi, me tre fanellat e tij të nënshkruara, ndihmoi kompaninë kineze, Sinovac të blinte 50,000 doza të vaksinës Covid-19.

Messi me këtë gjest ka ndihmuar për vaksinimin e të gjithëve lojtarëve që do të luajnë këtë verë në Kupën e Amerikës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas The Guardian, marrëveshja me kompaninë kineze Sinovac erdhi pasi Messi dhuroi tre fanella të nënshkruara.

“Drejtuesit e Sinovac treguan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili na dërgoi tre fanella të nënshkruara”, shkroi Gonzalo Belloso, një ish-futbollist argjentinas, zyrtar i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut.

/GazetaBlic Sport