Sporti

PSG – Manchester City, orari i ndeshjeve të skuadrave para duelit të madh

04/15/2021 10:26
nga:L J

PSG dhe Manchester City do të përballen në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet eliminuan ekipe gjermane për të arritur në këtë fazë të kësaj gare, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City eliminoi skuadrën e Dortmund me rezultat të përgjithshëm 4-2, ndërsa Parisi eliminoi kampionët aktual të kësaj gare, Bayern Munich.

Para kësaj ndeshje gjysmëfinale, dy skuadrat do të kenë ndeshje të vëshira.

Kalendari i ndeshjeve të PSG’së:

18 prill: PSG-Saint-Etienne (Ligue 1)
21 prill: PSG-Angers (çerekfinalja e Coupe de France )
24 prill: Metz-PSG (Ligue 1)

Kalendari i Manchester City:

17 prill: Manchester City-Chelsea (gjysmëfinale e FA CUP)
21 prill: Aston Villa-Manchester City (Premier League)
25 prill: Manchester City-Tottenham (finalja e League Cup)

Ndeshja mes PSG dhe Manchester City do të zhvillohet me 27 prill.

/GazetaBlic Sport.