Skuadra e Real Madrid po vazhdon të fitojë shuma marramendëse në garën më të madhe për klube në futboll.
Skuadra e Zidane derimë tani duke arritur në këtë fazë ka fituar 56.2 milion euro, shkruan GazetaBlic Sport.
Champions League ka ndarë 1.95 miliardë euro për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë garë.
Skuadra e Real Madrid fiton më së shumti nga Liga e Kampionëve për shkak të historisë dhe sukseseve të mëparshme në këtë kompeticion, duke marrë shuma të mëdha nga shitja e të drejtave televizive.
Duke qenë se Real Madrid është skuadra e vetme spanjolle që ka arritur në këtë fazë, kjo gjë do t’i ndihmojë shumë skuadrës madriliene që të maksimizojë fitimet nga Liga e Kampioneve.
Skuadrat finaliste do të fitojnë 15 milionë euro, ndërsa fituesi do të shpërblehet me 19 milionë.
/GazetaBlic Sport.


