Sporti

“Jemi gati të luftojmë”, ylli i Manchester Cityt ndez derbin me PSG’në

04/15/2021 09:10
nga:Lorik J

PSG, nënkampion në fuqi i Evropës, do të përballet me Manchester City në gjysmëfinale të Champions League.

Skuadra e PSG ka eliminuar Bayernin në çerekfinale të Champions Legaue, kurse Manchester City ka triumfuar ndaj Borussia Dortmundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gündogan është gati për ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“Ky kualifikim do të thotë shumë për ne. Ky klub, kjo skuadër e meriton këtë. Sot, ne duhej të tregonim karakter. Nuk luajtën mirë për 15 minuta, nuk ishim mjaft të guximshëm, kishim frikë të humbnim, ishte mjaft e dukshme”, reagoi Ilkay Gundogan pas takimit në BT Sport.

“Ne kemi treguar se jemi gati të luftojmë edhe në gjysmëfinale”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport