Sot do të zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Europa League nga ora 21:00.
Ndeshjet që do të zhvillohen sot janë: AS Roma – Ajax, Manchester United – Granada, Slavia Prague – Arsenal, Villarreal – Dinamo Zagreb, shkruan GazetaBlic Sport.
Takimet e para ishin mjaftë atraktive me shumë gola.
Roma fitoi ndeshjen e parë në Holandë, duke e mposhtur Ajax, me rezultat 1-2. Në këtë takim skuadrës së Romës do t’i mungojnë lojtarë si Kumbulla, Smalling dhe El Shaarawy, kurse për Ajax do të mungojnë, Blind, Onana dhe Mazraoui.
Manchester United do të hyjë në ndeshjen kthyese të qetë pasi kanë një epërsi solide. Ndeshja e parë në Spanjë u mbyll me fitoren e ‘Red Devils’ me rezultat 0-2.
Të dy skuadrat pritet të kenë shumë mungesa në këtë duel.
Manchester United do të hyjë në këtë takim pa lojtarë si Shaw, Maguire, Jones, McTominay dhe Bailly, kurse për Granada do të mungojnë Brice, Milla, Soro dhe Lozano.
Skuadra tjetër angleze, Arsenal do të duhet të punojë më fortë për një kualifikim të mundshëm, pasiqë Slavia Prague ka barazuar në ndeshjen e parë në ‘Emirates Stadium’ me rezultat 1-1.
Për Arsenal do të mungojnë mbrojtësit, Luiz dhe Tierney, kurse për Slavia Prague lista e lëndimeve është më e gjatë. Ata do të luajnë pa Hovarka, Kudela, Yusuf, Kachabara dhe van Buren.
Ndërsa ekipi i futbollistit kosovar, Lirim Kastrati, ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 0-1, por Dinamo Zagreb sot udhëton te skuadra e Villarreal me shpresë që të ndryshojnë epilogun e takimit.
Në këtë takim mungesa shkaku i lëndimeve do të jenë të pakta, për Villarreal do të mungojnë, Iborra dhe Estupinan, kurse për Dinamo Zagreb do të mungojnë Ademi dhe Moharremi.
/GazetaBlic Sport.


