Sporti

Zinedine Zidane flet pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

04/14/2021 23:39
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka siguruar gjysmëfinalen e madhe në Ligën e Kampionëve.

Të drejtuarit e Zinedine Zidane shkëlqyen në dy ndeshjet ndaj Liverpool, shkruan GazetaBlic.

Shumë i kënaqur me triumfin e skuadrës së tij u deklarua trajneri francez pas ndeshjes.

“Ne mund të jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë sot. Ne e dinim që duhej të vuanim sonte, por e morëm atë që na duhej. Ne e trajtuam lojën shumë mirë” tha shkurtimisht Zidane.

Kujtojmë që Real Madrid do të takohet me Chelsean në gjysmëfinale.

/GazetaBlic/