Lajme

CDC Amerikane: Aeroplanët të lënë bosh vendet e mesme për të zvogëluar përhapjen e Covid-19

04/14/2021 22:30
nga:Y I

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë që të lihen bosh vendet e mesme në aeroplanë.

Sipas CDC-së nëse ulëset e mesit janë aktive ato do të shpërbejnë si një mënyrë për të përhapur Covid-19 sidomos gjatë kohës kur udhëtarët ulin maskat për të ngrënë ose pirë.

Një raporti i ri i CDC-së vlerëson se aerosolet (grimcat virale që qëndrojnë në ajër) mund të përhapen edhe në aeroplanë. Studiuesit bënë një eksperiment me një virus tjetër të ngjashëm, që u përhap mes manekinëve në laborator kur ata nuk kishin vënë maskë. Studimi zbuloi se lënia e vendeve të mesme bosh mund të ndihmojë vërtet në uljen e ekspozimit viral gjatë fluturimit kur njerëzit heqin maskat ose nëse maskat e tyre kanë boshllëqe në to.

Për shembull, një pasagjer i ulur në dy vende larg një personi me virus do të jetë 23% i rrezikuar nëse krahasohet me rrezikun ulur pranë një personi të infektuar me maskën e hequr. Studimi i ri i CDC-së është një kujtesë e mirë që masat e mbrojtjes: maska, distanca dhe larja e shpeshtë e duarve janë shumë më të mira në parandalimin e përhapjes së virusit sesa një protokoll i vetëm./K.C/dritare.net