Sporti

Liverpool – Real Madrid, formacionet zyrtare| Spektakël i madh pritet në “Anfield Road”

04/14/2021 19:50
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka humbur ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madrid në ‘Di Stefano’ me rezultat 3-1.

Ndeshja kthyese do të luhet sot në Anfield nga ora 21:00, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka paralajmëruar spanjollët që të mos mendojnë se gjithçka ka mbaruar, pasi ata nuk kanë çfarë të humbin dhe do të hyjnë në lojë që të sulmojnë dhe ta rikthejnë rezultatin, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një ndeshje e jashtëzakonshme dhe tashmë janë mësuar formacionet zyrtare.