Lajme

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”, Jahjaga i reagon Shefqet Krasniqit

04/14/2021 19:30
nga:Y I

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i është kundërpërgjigjur hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili dje tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Ajo në Facebook postoi dy fotografi ku në njërën ndodhet në odë e në tjetrën gjatë kohës sa ishte presidente e vendit.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit“, shkroi Jahjaga.