Lajme

Kroacia përkrah Kosovën për anëtarësim në institucione ndërkombëtare

04/14/2021 19:03
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Barishiq e uroi Konjufcën për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për konstituimin e institucioneve të reja në vend të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo rikonfirmoi përkrahjen e shtetit kroat për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në institucione ndërkombëtare.

Kryeparlamentari vlerësoi lart gatishmërinë e Kroacisë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit trajtuan edhe çështje të tjera të bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe sfidat e përballimit të pandemisë globale COVID-19.

LEXO EDHE:

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca