Sporti

Presidenti i La Ligas jep lajmin pozitiv në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume

04/14/2021 18:11
nga:Mergim Rreci

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka njoftuar se tifozët pritet të rikthehen në stadium këtë edicion të ligës spanjolle.

Ka rreth më shumë se një vit që tifozët nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të kushteve pandemike, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, presidenti Tebas ka konfirmuar që tifozët do të rikthehen  me 20% të kapaciteteve.

“Ne jemi gati për publikun duke filluar që nga dita e nesërme. Shpresoj që nga fundi i sezonit të kemi 20% të stadiumeve të mbushura me tifozë” – deklaroi ai.