Lajme

AAK i hyn seriozisht garës për Prishtinën, Haradinaj prezanton aderimet e reja në AAK

04/14/2021 16:16
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka prezantuar aderimet e reja në partinë që ai e drejton.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se nga tri familje të Prishtinës, AAK i janë bashkuar intelektual, afaritsë, tregtarë e ndërmarrës.

Njoftimi i plotë:

“Intelektualë, afaristë, tregtarë e ndërmarrës nga tri familje të nderuara të Prishtinës, Gashi, Begolli e Duraku, prej sot janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Aleanca si adresë e sigurt nga e cila kanë dalë shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe gardiane e interesave nacionale me konsistencë e vendosmëri, po fuqizohet me kuadro të reja dita ditës.
Duke iu uruar mirëseardhjen, i falënderova për vullnetin e tyre për t’u bashkuar në rrugëtimin për shtetin e fortë dhe të mirëqenë.
Të bashkuar ia dalim!
RH