Sporti

Juventus pendohet që ka shitur Moise Kean, kërkon rikthimin e tij

04/14/2021 16:17
nga:Mergim Rreci

Moise Kean mund të kthehet në Juventus vetëm dy vjet pasi u largua nga Torino për t’u bashkuar me Everton, sipas Gazzetta dello Sport.

Juve thuhet se pendohet që ka shitur Kean dhe dëshiron ta rikthejë atë, por Everton po kërkon një marrëveshje të majme – ose një çmim mbi 40 milion £, ose një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Adrien Rabiot ose Merih Demiral, përcjell GazetaBlic.

Ndërkohë Kean thuhet se është i etur për të qëndruar në PSG, ku ai ka shijuar një periudhë huazimi të suksesshëm këtë sezon.

Megjithatë, merkato verore pritet të jetë përcaktues për të ardhmen e tij, ku lehtësisht sulmuesi mund të ndërrojë ambient.

/GazetaBlic/