Lajme

Sali Berisha ‘zbulon’ detaje të panjohura, tregon cili është personi kryesor që duhet të hetohet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

04/14/2021 16:07
nga:Y I

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” duke folur mbi arrestimet e krerëve të UÇK-së dhe gjykimin e tyre në Hagë, ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka qenë një organizatë kriminale dhe se anëtarët e saj kanë qenë luftëtarë të lirisë.

Berisha më tutje foli edhe për vrasjet e pasluftës të ndodhura në Kosovë.

Ai deklaroi se nuk ka dijeni për këto ngjarje përveç vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit.

“Personalisht nuk kam asnjë dijeni konkrete për autoret e këtyre vrasjeve përveç ish- ministrit të mbrojtjes së qeverisë së Kosoves, Kolonel Ahmet Krasniqi, i cili është ekzekutuar në pragun e shtëpisë ku banonte në prani të dy oficerëve te Shik-ut të Shqipërisë që drejtohej nga Fatos Klosi, të cilin nuk e ka hetuar asnjeri për këtë krim të shëmtuar” deklaroi Berisha për Gazeta Blic.

Intervista e plotë e Sali Berishës dhënë për Gazeta Blic.

Sali Berisha intervistë ekskluzive për Gazeta Blic: Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve është i pashmangshëm